Vendosni fjalën kyçe....

“Raporti i BE-së vërteton se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira e të ndershme” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha sot se raporti i BE-së për Shqipërinë vërteton se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.

Teksa komentoi raportin duke cekur pjesë të tij, ai tha se në të nuk ka asnjë vlerësim nga ato që përmendi kryeministri Rama dhe se deklaratat e tij janë njësoj me ato të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë, që përgëzonte policinë.

“Deklaratat mburrëse për progresraportin e BE-së për Shqipërinë njësoj si ato të ish-ambasadorit amërikan Donald Lu që në kulmin e kanabizimit të vendit thoshte përgëzoj policinë për luftën kundër drogës. Komisioni thekson se zgjedhjet janë jo të lira e jo të ndershme. Sipas raportit, fusha e lojës nuk ka qenë e barabartë. REaporti thotë se u keqpërdorën burimet publike, se shteti dhe partia ishin një dhe se nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Raporti shton se parlamenti ka mbikëqyrje të kufizuar ndaj qeverisë. Politizimi dhe mungesa e dialogut dëmtojnë procesin parlamentar, vendimet e Gjykatës Kushtetueses nuk zbatohen. Qytetarë të dashur lexoni raportin e mos u besoni deklaratave me origjinë obduze. Adminisrata është e politizuar dhe e paqëndrueshme.” – tha Berisha.