Vendosni fjalën kyçe....

“Rama kërcënoi prokurorin e Tunelit të Llogarasë për të mbrojtur Ballukun” – Bardhi


Gazment Bardhi  përsëriti sot se kryeministri Rama ka kërcënuar me telefon prokurorin e dosjes për Tunelin e Llogarasë, Dritan Prençi, për të mbrojtur zv.kryeminstren Balluku.

Ai shtoi se për këtë mjafton të verifikohen tabulatet telefonike.

“Nuk është sekret, e kam bërë publike. Disa ditë para se zonja Balluku të paraqitej në Prokurori, Rama ka marrë në telefon prokurorin dhe e ka kërcënuar. Është fakt i pamohueshëm. Mjafton që të verifikohen tabulatet, – u shpreh Bardhi.

Sipas demokratit, kreu i qeverisë e mban në detyrë Ballukun, ministria e së cilës ka 40% të buxhetit të shtetit, për të vijuar vjedhjen e shqiptarëve.

“Ai e mban në detyrë që ajo të vazhdojë të abuzojë me tenderat. Po ndajnë në mënyrë korruptive, personale, për të vjedhur shqiptarët. – deklaroi Bardhi.