
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha tha se asnjë gazetar nuk guxon ta pyesë Ballukun për “vjedhjet në projektin e tunelit”, duke e cilësuar këtë si “aktin më të rëndë të kontrollit mbi median”.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të aferës, ndërsa Ballukun e quajti “instrument të tij”.
“Pas skandalit të Llogarasë, Luli Balluku, pas përplasjes për pallatet, nuk guxon dot asnjë gazetar apo gazetare ta pyesë për vjedhjet e saj. Në të gjitha konferencat gjatë këtyre viteve, kjo është më e turpshmja, që e tejkalon çdo konferencë tjetër. Shihni çfarë kontrolli! Se si ka arritur ai të detyrojë pronarët e mediave dhe gazetarët që të paraqiten në konferencë për shtyp pas një superskandali të tillë dhe të mos guxojnë t’i bëjnë asnjë pyetje të vetme.
Nuk ka aktakuzë më të rëndë se kjo. Mediat e botës dhe gazetarët në konferenca për shtyp guxojnë t’i bëjnë narkoshtetit pyetje për një superskandal, për një vjedhje prej 90 milionë eurosh në tunelin e Llogarasë.
Përgjegjësi numër një është Edi Rama. Në atë aferë të vendosur në Ankara, nuk mund të vendoste kurrë Luli Balluku. Lulia është masha e tij, instrumenti. ” – deklaroi Berisha.