Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako


SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-deputetin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar shpalljen e tij fajtor për korrupsion në dy raste të veçanta. Nëse gjykata pranon kërkesën, dënimi përfundimtar, për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të reduktohet në 3.4 vite burg, ndërsa Bllako do të ndalohet nga çdo funksion publik për 5 vite.

Sipas hetimeve, Bllako dyshohet se ka përfituar rreth 120 mijë euro në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të kompanisë koncesionare të inceneratorit, për blerjen e një pajisjeje për fabrikën e birrës së babait të tij në Ersekë.