Vendosni fjalën kyçe....

Pas katër muajsh në detyrë, largohet nga Kadastra e Vlorës Genc Deromemaj


 

Genc Deromemaj është dorëhequr sot nga Kadastra e Vlorës, shkruan Shqiptarja.

Ndërsa sipas BW, ai është shkarkuar për shkak të punës së dobët. Drejtoresha e Kadastrës Lorena Goxhobelli ka shkarkuar përveç tij edhe kreun e Kadastrës së Sarandës Ilir Çibuku.

Ai ishte emëruar para katër muajsh në një lëvizje që shkaktoi jo pak kritika nga zyrtarë e militantë të selisë blu.

Deromemaj ka qenë kreu i PD-së në Vlorë dhe pjesë e strukturave të partisë që prej vitit 2002.

Ai kandidoi për kryebashkiak të Vlorës në vitin 2015 por humbi ndaj Dritan Lelit.