Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuzon Ballukun për sabotim të protestave kundër Veliajt: Do ta kapim djallin prej brirësh


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Zëvendëskryeministren Belinda Balluku për përpjekje për të sabotuar protestat e opozitës kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Deklarata u bë gjatë një daljeje publike, ku Berisha komentoi zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin e mazhorancës ndaj akuzave të ngritura nga opozita.

“Kur bënim ne protesta kundër Veliaj, kjo çonte njerëz që të na prishin protestën. (Balluku). Kur bënim protesta aty, Elisa nxjerr gjysmën e Ministrisë së Jashtme. Jo s’jemi nga ata. Nuk do të nxjerrim gënjeshtar me duart tona. Do ta kapim djallin për brirësh, i pari është Edi Rama. Çdo monagramë energji që do të shpenzojnë, do të godasim atë. Ja, ai që do të thotë se kjo është përgjegjësja kryesore, mashtron veten (i drejtohet fotos së Ballukut). I kërkohet dorëheqje atij, por ai s’e jep kurrë. Dy vetë s’japin dorëheqje kurrë, ky dhe Altin Dumani, që i përfundon mandati” – tha Berisha.