
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin e Leonidha Çobos, ish-drejtorit të Bankers Petroleum, pas hetimeve që e kishin çuar në arrest më parë, duke korigjuar kështu vendimin e Gjykatës të Apelit, duke e zëvendësuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie”.
Vendimi u morr nga gjyqtari Erjon Cela.
Përgjatë seancës të muajit gusht, Gjykata konfirmoi arrestin me burg për ish drejtorin Leonidha Cobo dhe CEO-n e Bankers Petroleum’, kinezin Hongping Xiao dhe, të dy të akuzuar për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal, ndërsa për Çobon dyshohej edhe pastrimi i parave.
Aksioni në “Bankers Petrolium Albania” u krye nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila ekzekutoi 10 masa sigurie.
Hetimet u zhvilluan për 6 muaj nga organi i akuzës, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe u lidhën me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të mëdha.
Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.
Por lirimi i Çobos vjen në një periudhë kur emri i Ballukut, si drejtuese politike e fushatës në Qarkun e Fierit, është e lidhur me dinamika rreth hetimeve.
Më herët një analizë e publikuar nga Hashtag.al, lidhur me këtë çështje, ekzaminoi prej një jave dosjen dhe fashikujt, përfshirë dhe përgjimet e prokurorisë.
Sipas analizës, gjithçka ka nisur diku rreth muajit shkurt 2025 me shpejtësi, në mars janë autorizuar përgjimet, ishim në kulmin e fushatës elektorale.
Ndërsa udhëheqësja politike e pushtetit, zonja Balluku, kishte nisur prej javësh të jetonte në Fier duke bërë listën e secilit biznes me shumë të punësuar dhe buxhete të rëndësishme në funksion të fushatës.
