Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin rrugor Kryebushat–Harku i Berdicës, automjeti përplaset me një biçikletë



Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi aksidentoi me makinë një 26-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor “Kryebushat–Harku i Berdicës”.

Sipas burimeve zyrtare, biçiklisti R. G., 26 vjeç, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia njofton se G. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur të riun.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me ngjarjen.