trumpzel
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se, për momentin, ai nuk po merr në konsideratë një marrëveshje që do t’i lejonte Ukrainës të merrte raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk për t’u përdorur kundër Rusisë.
Trump ka qenë i ftohtë ndaj një plani që Shtetet e Bashkuara t’u shesin raketa Tomahawk vendeve të NATO-s, të cilat do t’i transferonin ato në Ukrainë, duke thënë se nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën.
“Jo, jo,” u tha Trump gazetarëve ndërsa fluturonte për në Uashington nga Palm Beach, Florida, kur u pyet nëse po konsideronte një marrëveshje për shitjen e raketave. Megjithatë, ai shtoi se mund të ndryshojë mendje.
Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, diskutuan idenë e Tomahaëk kur u takuan në Shtëpinë e Bardhë më 22 Tetor. Rutte tha të premten se çështja ishte në shqyrtim dhe se i takonte Shteteve të Bashkuara të vendosnin.
Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej 2,500 km, mjaftueshëm e gjatë për të goditur thellë brenda Rusisë, duke përfshirë Moskën, shkruan Reuters.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar raketat, por Kremlini ka paralajmëruar kundër çdo sigurimi të raketave Tomahawk për Ukrainën.