Vendosni fjalën kyçe....

Kushtetuesja rikthen Veliajn në detyrë, Berisha: Është zbatuar ligji


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë atë në krye të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

“Në këtë rast është zbatuar ligji. E fajësoi në atë mënyrë që shkeli Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. Haram Begaj dhe Rama janë të rrëzuar me këtë vendim,” deklaroi Berisha.

Sipas raportimit në media, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Veliajt, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

Burime bënë të ditur se vendimmarrja në trupën gjykuese ka qenë me votat 5 pro dhe 3 kundër, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, i cili ishte propozuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja në kryeqytet.