
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Sipas të dhënave zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, R. A., 27 vjeç, i cili po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.