Vendosni fjalën kyçe....

Pesë alpinistë humbin jetën në alpet italiane


Pesë alpinistë gjermanë kanë vdekur pasi u zunë nga një ortek në Alpet Italiane, thanë autoritetet lokale të dielën.

Alpinistët ishin nisur të shtunën për të ngjitur majën e Cima Vertana në vargmalin Ortler pranë fshatit Solda. Ortoku goditi ndërsa ata po shkonin drejt majës.

Orteku i dëborës dhe akullit mori me vete anëtarët e dy skuadrave të ndryshme me litar. Trupat e dy burrave dhe një gruaje u gjetën të shtunën, ndërsa dy viktimat e tjera, një babë dhe vajza e tij 17-vjeçare, u gjetën të dielën.

Dy alpinistë të tjerë shpëtuan pa u lënduar.

Masivi Ortler, pjesë e Alpeve Italiane afër kufirit zviceran, është një destinacion popullor për eskursionistët dhe alpinistët me përvojë, shkruan Reuters.