
Ka përfunduar ceremonia e homazheve në nder të liderit historik të Partisë Socialiste, ish-kryeministrit Fatos Nano.
Ish-kryeministri do të përcillet për në banesën e fundit, ku arkëmorti i tij do të prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet.
Në respekt të kontributit të Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur ditë zie kombëtare.
Fatos Nano ndërroi jetë më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.