Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Sarandë 29-vjeçari që transportonte emigrantë pakistanezë drejt Greqisë kundrejt pagesës



Policia Kufitare e Sarandës ka ndaluar një shtetas shqiptar që po transportonte një emigrant të parregullt me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve në territor, në vendin e quajtur “Sorone”, në fshatin Xarë, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë konstatuan një automjet tip Volkswagen, me të cilin po udhëtonte një shtetas i huaj nga Pakistani.

Nga hetimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë të Lushnjës, po e transportonte emigrantin kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.