Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet kryebashkiaku në Meksikë që bënte thirrje për luftë të ashpër ndaj krimit


Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, premtoi të dielën se drejtësia do vihet në vend për vrasjen e kryebashkiakut të guximshëm, Carlos Manzo, një kritik i hapur i krimit të organizuar, i cili i kishte bërë thirrje qeverisë të bënte më shumë për ta mbrojtur atë dhe të tjerët.

Manzo, 40 vjeç, u qëllua të shtunën ndërsa merrte pjesë në një festival me qirinj të Ditës së të Vdekurve në qendër të qytetit Uruapan, në shtetin perëndimor të Michoacan, i cili është i goditur nga dhuna.Dy të dyshuar u arrestuan dhe një i tretë vdiq, tha Ministria e Sigurisë e Meksikës të shtunën.

Sheinbaum thirri një takim urgjent të kabinetit të saj të sigurisë të dielën në mëngjes, duke dënuar më vonë vrasjen “burracake” të Manzo-s në një deklaratë në X.

“Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të shfrytëzuar të gjitha përpjekjet e Shtetit për të arritur paqen dhe sigurinë me ndëshkim dhe drejtësi të plotë,” shkroi Sheinbaum.

Një marshim u thirr për të dielën në kryeqytetin e Michoacan, Morelia, për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Manzo-s dhe fundin e dhunës dhe korrupsionit. Manzo, një nga të paktët politikanë të pavarur të zgjedhur në Meksikë, kishte qenë kryebashkiak i Uruapanit që nga shtatori 2024.

Që nga marrja e detyrës, Manzo, shpesh i parë me jelek antiplumb, i kishte bërë thirrje qeverisë federale të bënte më shumë për të luftuar krimin e organizuar, ndërsa shprehte frikën për sigurinë e tij.

“Nuk dua të jem thjesht një kryebashkiak tjetër në listën e atyre të ekzekutuarve, atyre që u është marrë jeta,” tha Manzo në një intervistë në shtator me gazetarin meksikan Joaquin Lopez-Doriga.Uruapan është quajtur kryeqyteti i avokados i Meksikës, sepse ndodhet në zemër të rajonit të Michoacan ku rritet avokado.

Industria ka parë rritje të shpejtë për shkak të kërkesës në rritje të SHBA-së, duke e bërë prodhimin e avokados një objektiv për grupet e organizuara kriminale.

Politikanë të shumtë, përfshirë kryebashkiakë të tjerë, dhe gazetarë janë vrarë në muajt dhe vitet e fundit.Ai i bëri thirrje Sheinbaum-it për masa më të forta të sigurisë publike.

Manzo tha gjithashtu se nevojitej një vendosmëri më e madhe nga ana e Ministrit të Sigurisë, Omar Harfuch.“Ministër Omar Harfuch, na ndihmoni,” tha Manzo në intervistë.Në një konferencë shtypi të dielën, Harfuch tha se Manzo kishte pasur mbrojtje federale që nga dhjetori 2024, e cila u forcua në maj, shkruan CNN.

Mbrojtja përfshinte 14 trupa të Gardës Kombëtare të ngarkuar me sigurinë perimetrike, ndërsa policia lokale ofronte siguri të menjëhershme.“Agresorët përfituan nga cenueshmëria e një eventi publik,” tha Harfuch, duke iu referuar vrasjes së Manzo-s. Zyrtarët amerikanë e dënuan vrasjen.