Vendosni fjalën kyçe....

Vlorë/ Vritet me armë zjarri 36-vjeçari në fshatin Gjorm


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, në Bashkinë Selenicë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake i riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak/ Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.