Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 49-vjeçari në Shijak, goditi me grusht mjekun në qendrën shëndetësore


Policia arrestoi në flagrancë 49 vjeçarin ne Shijak, pasi goditi me grusht mjekun në godinën e Radiologjisë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.