Vendosni fjalën kyçe....

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës/ Zaçaj: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel të çështjes


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me vendim unanim kërkesën e Presidencës për të mos qenë palë në çështjen që lidhet me ankimimin e Erion Veliajt.

Presidenca kishte kërkuar që dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë të mos shqyrtohej nga Kushtetuesja, duke argumentuar se kjo nuk është kompetencë e saj.

Gjatë seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, sqaroi se “çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes.

Kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do të trajtohet si pjesë e themelit të çështjes,” tha Zaçaj.

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranoi në këtë fazë të shqyrtimit por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj.