Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore


Dy mesazhe në shishe të ushtarëve të Luftës së Parë Botërore u gjetën në bregdetin e Australisë Perëndimore, më shumë se një shekull pas shkrimit të tyre.

Mesazhet në shishe të shkruara nga dy ushtarë australianë disa ditë pas nisjes së tyre për në fushat e betejës në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, janë gjetur më shumë se një shekull më vonë në bregdetin e Australisë.

Familja Broën gjeti shishen e markës Schëeppes pak mbi vijën e ujit në ëharton Beach afër Esperance, në shtetin e Australisë Perëndimore, më 9 Tetor 2025, tha Deb Brown të martën, shkruan AP.

Burri i saj, Peter, dhe vajza e tyre, Felicity, e gjetën shishen gjatë një prej ekspeditave të rregullta të familjes për të pastruar plazhin nga mbeturinat.

“Ne bëjmë shumë pastrim në plazhet tona dhe kështu nuk do e anashkalonim kurrë një copë mbeturine. Kështu kjo shishe e vogël ishte shtrirë aty duke pritur të merrej,” tha Deb Brown.

Brenda xhamit të pastër dhe të trashë ishin letra të gëzueshme të shkruara me laps nga ushtari Malcolm Neville, 27 vjeç dhe ushtari ëilliam Harley, 37 vjeç, të datës 15 Gusht 1916.

Fati i dy ushtarëve pas dërgimit të mesazhit me shishe ishte tragjik dhe heroik.

Anija e tyre e transportit të trupave, HMAT A70 Ballarat, ishte larguar nga kryeqyteti i Australisë së Jugut, Adelaide, në lindje, më 12 gusht të atij viti, në udhëtimin e gjatë për në anën tjetër të botës, ku ushtarët e saj do përforconin Batalionin e 48-të të Këmbësorisë Australiane në Frontin Perëndimor të Evropës.

Malcolm Neville vdiq një vit më vonë në betejë. ëilliam Harley u plagos dy herë, por mbijetoi. Ai vdiq në Adelaide në vitin 1934 nga një kancer që familja e tij thotë se u shkaktua nga helmimi me gaz nga gjermanët në llogore.

Neville i kërkoi gjetësit të shishes t’i dorëzonte letrën e tij nënës së tij, Robertina Neville, në ëilkaëatt, një vend që tani është praktikisht një qytet fantazmë në Australinë e Jugut. Harley, nëna e të cilit kishte vdekur në vitin 1916, ishte i lumtur që gjetësi mund ta mbante shënimin e tij.

Harley shkroi: “Uroj që gjetësi të jetë aq mirë sa jemi ne tani.”

Neville i shkroi nënës së tij se “po kalonte një kohë vërtet të mirë, ushqimi është vërtet i mirë deri tani, me përjashtim të një vakti të cilin e varrosëm në det.”

Neville shkroi se ai dhe shokët e tij ishin, “diku në det”. Harley shkroi se ata ishin, “diku në Gjirin e Madh”, duke iu referuar Gjirit të Madh Australian.