
Kryebashkiaku Veliaj ironizoi shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak e më pas dekretin e presidentit Begaj teksa tha se atë ditë ka pasur një eficencë mbresëlënëse të shtetit me 8 vendime në 24 orë.
Ai përsëriti se është rrëmbyer nga detyra pa asnjë provë a fakt dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
“Më datë 24 ka pasur një eficencë të tmerrshme që janë marrë 8 vendime brenda 24 orësh. Nga Këshilli Bashkiak, te presidenti I Republikës, te ministri i linjës. E kam kërkuar këtë eficencë gjatë gjithë viteve që kam drejtuar bashkinë dhe nuk e kam gjetur, ndërsa atë ditë eficenca ishte mbresëlënëse. Nuk e di nëse do e merrte këtë vendim Këshilli Bashkiak nëse do i shihja në sy dhe do u kujtohej puna që kemi bërë bashkë dita-ditës. Unë jam rrëmbyer nga detyra me forcë dhe pa asnjë provë a fakt.” – shtoi Veliaj.