
Kreu i PD-së Berisha tha sot se opozita do i përgjigjet fuqishëm narkoregjimit të Edi Ramës.
Në bashkëbisedimin e përditshëm me gazetarët në selinë blu ai tha se opozita ka çastin historik të mbrojë të drejtat e dhunuara të qytetarëve shqiptarë.
“Ne kësaj here mbrojtëm votën. është bërë punë e jashtëzakonshme. Ata që kanë punuar për këtë detyrë, kanë qindra komunikime me vëzhguesit të vijueshme. PD ka kryesinë, Këshillin Kombëtar. Do kemi vendimet tona. çfarë vlere kemi ne, shkojmë atje thjesht të themi që jemi deputetë. Na mohuan të drejtën e komisioneve hetimore parlamentare. Këtu kodi i të drejtave themelore të njeriut nuk ekziston më. Ne nisim një proces që duhet të shënojë fjalën dhe zërin e qytetarëve kundër këtij regjimi. Vetëm zëri dhe energjia e tyre është përgjigja e vetme ndaj këtij narkoregjimi. Eksperti në Itali ka thënë se Shqipëria është më keq se narkoshteti. është moment historik t’i dalim zot vullnetit të dhunuar të qytetarëve shqiptarë.” – tha Berisha.