Vendosni fjalën kyçe....

“Operojmë me 123 prokurorë mangët” – Kryetarja e KLP-së në Kuvend


Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani pohoi sot se institucioni që drejton po punon me 123 prokurorë mangët.

Gjatë raportit në Kuvend, ajo tha se nga 341 prokurorë që duhet të ketë KLP-ja, ka 218, vakanca që sipas saj do plotësohen brenda dy viteve.

“Aktualisht kemi përmbyllur numrin 46 të vlerësimeve etike dhe profesionale. Ka për 25 kandidatë për vetingun në hyrje, Kemi verifikuar 23 kandidatë që kanë përfunduar formimin he kemi kryer verifikimet për 9 kandidatë për poste drejtues. Për vitin 2024 numri i prokurorëve 218, nga 341 që parashikohet në sistem. Aktualisht kemi 284 prokurorë, 57 vakanca të përhershme dhe 39 vakanca të përkohshme. 57 të përhershme planifikohet të mbyllen në harkun kohor e 2 viteve e gjysmë pasi të emërohen mashtritratë prokurporë vitin që vjen dhe dy vtiete që vijnë. Do të jenë numri 39 janë prokurorë që janë në shqyrtim në shkallën e dytë të Apelit. Viti 2024 ka treguar se çdo vendimmarrje e KLP nuk është thjeshtë një akt administrativ por një mesazh për sistemin. Raporti nuk është vetëm përmbledhje, por një pasqyrë e përgjegjësive dhe kompetencave”, tha ndër të tjera Bogdani.