
Rregjistrimi vullnetar në shërbimin ushtarak i grave në Forcat e Armatosura do fillojë në vitin 2026 me krijimin e një njësie prej 100 deri në 150 rekrutesh, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.
“Ne po fillojmë regjistrimin vullnetar të grave në vitin 2026. Do të formojmë një njësi prej 100 deri në 150 vullnetare për të forcuar më tej lidhjen midis grave dhe Forcave të Armatosura,” tha Dendias, duke folur në Konferencën e 4-të Ekonomike të Naftemporiki-t.
Ai vuri në dukje se gratë aktualisht përbëjnë rreth 17% të Forcave të Armatosura Greke, një shifër që përputhet me mesataren globale, shkruan Kathimerini.
“Megjithatë, ne duhet të shkojmë një hap më tej, të krijojmë infrastrukturën e nevojshme, si dhe mendësinë dhe kulturën, në mënyrë që nëse do jetë ndonjëherë e nevojshme, gratë të mund të shërbejnë krah për krah me burrat në Forcat e Armatosura Greke.”