
Kreu i PD-së Berisha tha pas daljes nga Kuvendi se prokurori që po heton zv.kryeministren Belinda Balluku është kërcënuar nga kryeministri Rama.
Sipas kryedemokratit kreu i qeverisë e ka telefonuar prokurorin Dritan Prençi duke e kanosur.
Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, deklaronte të njëjtën gjë se Rama kishte kërcënuar Prençin që po heton ministren e Infrastrukturës dhe numrin dy të qeverisë.
“Dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e lubi Ballukut. Telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij. Dhe çdo lloj kërcënimi tjhetër që I është bërë një prokurori i cili i gjetur para dëshmitarëe dhe fakteve të pakundërshtueshme me shkrim, me film dhe çdo gjë ka marrë vendimin e duhur. Ju them me garanci që ai është kërcënuar por Edi Rama këtë nuk e pranon dot, por është i regjistruar. Altin Dumani është ndoshta një nga kërcënuesit e tij. I ka thënë pak a shumë, po e perifrazoj “mendo për kokën tënde”. Kërcënimi i Ramës është një skandal i madh.” – tha Berisha.


