Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se abuzoi seksualisht me kamarierin 15-vjeçar, pranga 48-vjeçarit në Tiranë


Një 48-vjeçar me iniciale F.B. është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur, 15-vjecar, i cili punonte si kamarier në një lokal.

Administratori i lokalit, 37-vjeçari me iniciale T.Xh. është proceduar në gjendje të lirë pasi kishte punësuar të miturin duke shkelur ligjin

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh”, thuhet në njoftimin e policisë.