Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja nënshkruan marrëveshje 80 miliardë dollarëshe për impiante të reja bërthamore


Qeveria e SHBA-së nënshkroi të martën një partneritet me pronarët kanadezë të Westinghouse Electric që synon të ndërtojë reaktorë bërthamorë me vlerë të paktën 80 miliardë dollarë.

Ky është një nga planet më ambicioze në energjinë bërthamore të SHBA-së në dekada, duke theksuar axhendën e presidentit Trump për të rritur prodhimin e energjisë, duke u përqendruar te nafta, gazi, qymyri dhe energjia bërthamore.

Kjo vjen edhe në një kohë kur rritja e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale (AI) nxit kërkesën për energji në SHBA për herë të parë në dy dekada, duke shtuar ngarkesën në pjesë të rrjetit.

Sipas marrëveshjes me pronarët e ëestinghouse Electric me bazë në Kanada dhe Brookfield Asset Management, qeveria e SHBA-së do organizojë financimin dhe do ndihmojë në sigurimin e lejeve për reaktorët Westinghouse, shkruan Reuters.

Në këmbim, plani i ofron qeverisë së SHBA-së një pjesë prej 20% të fitimeve të ardhshme pasi Westinghouse të ketë shpërndarë fitime prej 17.5 miliardë dollarësh për Brookfield dhe Cameco. Qeveria e SHBA-së mund ta shndërrojë atë fitim në një aksion deri në 20% dhe të kërkojë një ofertë fillestare publike (IPO) të ëestinghouse-it deri në vitin 2029 nëse vlera e saj tejkalon 30 miliardë dollarë, thanë kompanitë.

Plani u njoftua pasi Trump, i cili ndodhet në një udhëtim në Azi, tha në Tokio se Japonia do sigurojë deri në 332 miliardë dollarë për të mbështetur infrastrukturën në SHBA, duke përfshirë ndërtimin e reaktorëve AP1000 të Westinghouse dhe reaktorëve të vegjël modularë.

Firmat japoneze Mitsubishi Heavy Industries, Toshiba dhe IHI mund të përfshihen në ndërtimin e reaktorëve Westinghouse me vlerë deri në 100 miliardë dollarë.