Vendosni fjalën kyçe....

Balluku nga fejsbuku: Ehh çfarë pasioni dhe ritmi kanë panairet e makinave


E gjithë Shqipëria zien nga informacionet për marrjen e mundshme si të pandehur të Belinda Ballukut si e përfshirë në korrupsion masiv.

Zonja Balluku duket se po ndjek me përpikëri të njëjtën strategji si Veliaj dikur, që ndërsa SPAK-u e arrestonte, në TV jepeshin kronika nga vizitat e tij nëpër kopshte.

Njësoj dhe Balluku ka postuar sot në mëngjes një status ku ajo flet për pasion, energji dhe ritëm; terminologji kjo që të sjell ndërmend më tepër skenën e tangos te filmi “Aromë Gruaje”.

Por jo, nuk jemi në skenarin ku zonja Balluku kërcen tango me Al Paçinon. Ajo ështe një ministre e fuqishme, e proceduar për disa afera paralelisht dhe në prag të komunikimit të akuzës nga Prokuroria e Posaçme.

Në vijim postimi i ministres Balluku:

#DPSHTRR në Auto e Moto d’Epoca Bologna 2025!

Me krenari përfaqësuam Shqipërinë 🇦🇱 në një nga panairet më prestigjioze të automjeteve klasike në Europë, duke sjellë energjinë, pasionin dhe ritmin e Tirana Grand Prix mes historisë dhe elegancës së makinerive që kanë lënë gjurmë në kohë.
Deri në takimin e ardhshëm, pasioni për lëvizjen nuk ndalet kurrë!