Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuzon qeverinë: Të gjithë janë të frikësuar nga drejtësia për shkak të mëkateve të bëra



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë seancës në Kuvend, akuzoi anëtarët e kabinetit qeverisës se janë të frikësuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të “mëkateve” të kryera gjatë detyrës.

“Institucionet nuk kanë ekzistuar në këtë formë si thoni ju. Ka një taktikë që është përdorur edhe për institucionet edhe për Këshillin e Ministrave, ku për qëllime taktike opozita heq dorë nga pyetjet. Që nga 2022 e këtej, pyetjet janë bërë siç duhet, dhe çdo deputet ka të drejtën për pyetje orale. Ju e hiqni këtë pa asnjë të keq. Pse ky kuadër? Qytetarë, kur shihni këtë sallë, imagjinoni bunkerin e frikës të Franc Kafkës. Ju jeni mëkatarë dhe të gjithë keni dosje atje,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se nuk do të pyeste për gjëra të parëndësishme, si kostumet që i solli Altin Hajri apo çantat e markës LV, dhe as për bisedat me Suel Çelën, duke theksuar se shqetësimi i tij kryesor lidhet me përgjegjësinë dhe frikën e zyrtarëve qeveritarë përballë drejtësisë.