
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Çërravë, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja, ku kanë mbetur të plagosur një çift turistësh. Fatmirësisht, sipas burimeve nga vendngjarja, të dëmtuarit nuk kanë marrë lëndime të rënda.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia dhe ambulanca, të cilat transportuan të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.