
Një kontroll i befasishëm është zhvilluar sot në ambientet e burgut të Durrësit, ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur të profilit të lartë, përfshirë politikanë, individë me rrezikshmëri të lartë dhe krerë bandash kriminale.
Dhjetëra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve morën pjesë në operacion, duke kontrolluar qelitë dhe ambientet e përbashkëta, pas informacionit për mundësinë e pranisë së lëndëve narkotike, telefonave dhe sendeve të tjera të ndaluara brenda institucionit.
Kontrolli pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës, ndërsa autoritetet do të bëjnë publike rezultatet e inspektimit dhe çdo masë të mëtejshme disiplinore apo proceduriale.