Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja e paqes në Ukrainë është “mjaft afër” – Ndihmësi i ngushtë i Putinit


Kirill Dmitriev, ndihmësi i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, ka thënë se Moska, Uashingtoni dhe Kievi janë “mjaft afër një zgjidhjeje diplomatike.”

Dmitriev vuri në dukje se kreu ukrainas Vladimir Zelensky kohët e fundit ndryshoi tonin e tij për një zgjidhje dhe filloi të flasë për “linjat e betejës” në vend që të këmbëngulë në një tërheqje të plotë ruse nga të gjitha territoret e pushtuiara nga Rusia dhe që Kievi kërkon t’i rimarrë.

Në një intervistë për CNN të premten, Dmitriev, i cili po vizitonte SHBA-në për takime me zyrtarë amerikanë, theksoi se armiqësitë midis Moskës dhe Kievit “do kenë një zgjidhje diplomatike.”

Komentet e tij erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump anuloi një takim me Putinin në Budapest. Trump tha se takimi i planifikuar “nuk na dha ndjesinë se do arrinim në vendin ku duhet të arrinim” drejt një zgjidhjeje, ndërsa bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve përgjatë vijave të tanishme të frontit, shkruan Rt.

Si Putini ashtu edhe Trump sugjeruan se takimi i nivelit të lartë mund të organizohej përfundimisht në një datë të mëvonshme.

Dmitriev tha: “Rusia dëshiron jo thjesht një armëpushim, por zgjidhjen përfundimtare të luftës.”

Ai vuri në dukje se vetë Trump paralajmëroi se një “armëpushim gjithmonë mund të shkelet.”

“Është një zgjidhje e përkohshme,” tha ai, duke shtuar se pushimet lejojnë “shumë njerëz  riarmatosen dhe përgatiten për vijimin e luftëës.”

Dmitriev shprehu besimin se përpjekjet ndërmjetësuese të Trump-it përfundimisht do të kenë sukses. Ai e krahasoi qasjen e Trump-it me atë të ish-presidentit amerikan Joe Biden, duke argumentuar se mbajtja e dialogut me Moskën është më e parapëlqyeshme sesa ndjekja e një “humbjeje strategjike të Rusisë,” e cila, sipas tij, qartësisht dështoi.