Një mundësi e jashtëzakonshme zhvillimi është “Paketa e Maleve” shkruan ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo lidhur me paketën e qeverisë për nismën kombëtare.
Ai theksion se nisma do kthejë zonat malore në qendra zhvillimi ekonomik, turizmi e bujqësie.
Sipas tij, bashkitë Tropojë, Elbasan, Skrapar, Përmet, Skrapar e Belsh i kanë zonat e para të zhvillimit që pritet të sjellin mbi 10 milionë euro investime e qindra vende të reja pune.
“Paketa e Maleve” – një mundësi e jashtëzakonshme zhvillimi ekonomik për bashkitë tona!Sot, me pjesëmarrjen e Kryeministrit dhe 61 kryetarëve të bashkive, prezantuam rëndësinë e kësaj nisme kombëtare që do të kthejë zonat malore në qendra të reja zhvillimi ekonomik, turizmi dhe bujqësie. Bashkitë Tropojë, Elbasan, Përmet, Skrapar dhe Belsh kanë tashmë zonat e para të zhvillimit, të cilat pritet të sjellin mbi 10 milionë euro investime dhe qindra vende të reja pune për komunitetet lokale. Kjo paketë është një hap i madh drejt forcimit të pushtetit vendor, gjallërimit të ekonomisë malore dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm.” – shkruan Demo.



