Vendosni fjalën kyçe....

Kina konfirmon se bisedimet tregtare me SHBA-në do të mbahen në Malajzi nga e premtja


Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng do të takohet me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesin e Tregtisë, Jamieson Greer, nga e premtja, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha në botë përpiqen të zbusin një përshkallëzim të papritur të tensioneve përpara një samiti të udhëheqësve kryesorë.

Ministria e Tregtisë tha se He, zyrtari më i lartë ekonomik i Kinës, do të vizitojë Malajzinë nga 24 deri më 27 tetor për një samit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore që po organizohet në këtë vend, shkruan Reuters.

Më parë, zyrtarët më të lartë të tregtisë amerikane thanë se do të shkonin gjithashtu në Malajzi për të diskutuar me zyrtarët kinezë kufizimet e Pekinit mbi eksportet e metaleve të rralla.

Marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë jane tensionuar që kur Pekini zgjeroi në mënyrë dramatike kufizimet mbi eksportet e tilla këtë muaj, në përgjigje të një rritjeje në SHBA të numrit të firmave të ndaluara të blejnë teknologji amerikane.

Deri atëherë, lidhjet dukeshin sikur po shkriheshin pas një telefonate më 19 shtator midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping.

Kjo ishte paraprirë nga një samit i Madridit, i parë gjerësisht si një sukses për një marrëveshje të rëndësishme në aplikacionin e mediave sociale TikTok.