Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Raporti i OSBE-ODIHR vërtetoi farsën elektorale të 11 majit


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si një provë të qartë të manipulimeve dhe shkeljeve gjatë procesit elektoral.

Në një konferencë për shtyp, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur “heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin në ndryshimin e raportit fatal për 11 majin të vëzhguesve ndërkombëtarë”.

Sipas tij, raporti i OSBE-ODIHR konfirmon plotësisht konstatimet e raportit paraprak, duke vërtetuar se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e vërtetë elektorale.

“U faktua një farsë e vërtetë elektorale më 11 maj. Raporti përfundimtar mbështeti plotësisht tezat e raportit paraprak se në zgjedhjet e 11 majit u shkelën parimet themelore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit,” deklaroi Berisha.