Vendosni fjalën kyçe....

Polici nën hetim në Tiranë, akuzohet për kanosje dhe shpërdorim detyre



Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas hetimeve paraprake, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti verbal me disa persona, situata ka degjeneruar dhe punonjësi i policisë dyshohet se ka kanosur me armën e shërbimit personat me të cilët po debatonte.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj efektivit, ndërsa vijojnë hetimet penale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e rrethanave në të cilat ndodhi incidenti.