
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Dentistry”, pas zbulimit të një klinike dentare në zonën e “Don Boskos” që ushtronte veprimtarinë me produkte të skaduara dhe evazion fiskal.
Gjatë kontrollit në ambientet e klinikës, u arrestua administratori turk A. Y., 59 vjeç, ndërsa koordinatorja B. K., 35 vjeçe, dhe dy laborantë, L. S., 21 vjeçe, dhe A. A., 42 vjeç, u vunë nën hetim në gjendje të lirë.
Policia sekuestroi 300 shishe me produkte dentare, shumica të skaduara, me vlerë rreth 100 000 euro, të cilat ishin pa fatura zhdoganimi dhe shoqëroheshin me mandate të pafiskalizuara.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dëmin ekonomik ndaj shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.