Kupa e Botës 2026, e cila zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, fillon më 11 qershor të vitit të ardhshëm.
Do jetë edicioni i 23-të i turneut dhe i pari me 48 vende që marrin pjesë në të.K Fazat kualifikuese në gjithë globin sipas kontinenteve është drejt përfundimit, ndërsa ekipet luftojnë për të arritur në ngjarjen më të madhe sportive në botë, shkruan NY Times.
Cilat vende e kanë siguruar tashmë vendin e tyre në Amerikën e Veriut verën e ardhshme? Sa vende i jepen secilës konfederatë kontinentale? Deri ku kanë arritur në procesin e kualifikimit këto gjashtë rajone?
Sa ekipe nga secila konfederatë do jenë në Kupën e Botës?
Këtu janë gjashtë konfederatat – të cilat përfaqësojnë çdo vend të njohur nga FIFA në botë – dhe sa vende i janë ndarë secilës në turne:
AFC (Azi): Tetë vende direkte dhe një ekip do garojë në play-off-et ndërkonfederative.
CAF (Afrika): Nëntë vende direkte dhe një ekip do garojë në play-off-et ndërkonfederative.
CONCACAF (Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Karaibet): Tre vende direkte dhe dy ekipe do garojnë në play-off-et ndërkonfederative. Kjo përjashton Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën, të cilat u kualifikuan automatikisht si bashkëorganizatore.
CONMEBOL (Amerika e Jugut): Gjashtë vende direkte dhe një ekip do garojë në play-off-et ndërkonfederative.
OFC (Oqeania): Një vend direkt dhe një ekip do garojë në play-off-et ndërkonfederative.
UEFA (Evropa): Gjashtëmbëdhjetë vende direkte.
Play-off-et ndërkonfederative, të cilat do zhvillohen në mars 2026, do përfshijnë gjashtë ekipe, dhe dy prej tyre do shkojnë në Kupën e Botës. Kaledonia e Re e Oqeanisë dhe Bolivia e Amerikës së Jugut janë të vetmet ekipe të garantuara për të garuar në play-off që tani.
Vendet që janë kualifikuar deri tani
SHBA, Kanada, Meksikë si vende organizatore
Azi: Japoni, Iran, Uzbekistan, Kore e Jugut, Jordani, Australi, Katar
Oqeani: Zelanda e Re
Amerikë e Jugut: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Uruguai, Paraguai, Kolumbi
Afrikë: Marok, Tunizi, Egjipt, Algjeri, Ganë, Kejp Verde, Afrikë e Jugut
