Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ramën e detyruan të mos merrte pjesë në protestën e UÇK-së, kishte përgatitur një fjalim të gjatë në stilin kuban


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas fjalës së tij në Kuvend, dha një deklaratë për mediat ku foli për arsyet pse, sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në protestën e organizuar në mbështetje të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Berisha u shpreh me bindje se Rama është “detyruar” të tërhiqet në momentet e fundit, pavarësisht se kishte përgatitur një fjalim të gjatë për këtë ngjarje.

Ramën e detyruan që të mos merrte pjesë në protestën e UÇK-së. E detyruan! Kishte përgatitur fjalimin për një orë, por u detyrua të tërhiqej. Ata që e detyruan… nuk dua t’i përmend, por e detyruan. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë, ka kaluar në stilin e kubanëve,” tha Berisha me ironi.

Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e plotë të tij për ish-udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se ndaj tyre nuk ka parë “asnjë provë inkriminuese”.

Vendimi ynë si opozitë ishte politik. Shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen e Kosovës. Nuk kam parë asnjë provë inkriminuese ndaj tyre,” u shpreh kreu i PD-së.