Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Më 14 maj do dërrmohet me votë korrupsioni i frikshëm i bashkisë Vorë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar gjendjen problematike të rrugëve në Domje.

Meta thekson se Vora në 4 vjet ka ndërruar 4 kryetarë, por s’ka investuar në rrugët e Domjes ku jeton një komunitet shumë i madh.

Ai thotë se më 14 maj do dërrmohet me votë korrupsioni i frikshëm i bashkisë Vorë.

 “Këto pamje katastrofike të rrugëve në Domje janë një kushtrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 Majit dhe për të dërrmuar me votë ndëshkuese korrupsionin e frikshëm të Bashkisë Vorë që në 4 vjet ka ndërruar 4 kryetarë por s’ka investuar dot për rrugët e Domjes ku banon një komunitet shumë i madh me njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë që nuk paguajnë taksa për të jetuar në baltë!”shkruan Meta.

Kreu i PL, Meta ka shpërndarë një video të publikuar nga kandidati për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ndërsa ky i fundit denoncon edhe gjendjen problematike të rrugëve në këtë zonë.

 

Statusi i Indrit Hoxhës:

Pamje që të trishtojnë. Kjo rrugë që të jep idenë e një vëndi të botës së tretë ndodhet në Domje, Bashkia Vorë, vetëm pak kilomentra larg Tiranës. Kjo është shëmbëlltyra e propagandës së rilindjes dhe pushtetit të saj lokal. Për ta, propaganda është gjithshka, ndërsa qeverisja asgjë. Njërzit që banojnë në Domje dhe në të gjithë Bashkinë Vorë e dinë farë mirë se në cfarë gjendje i ka lënë ata pushteti lokal. Fasadës së rilndjes i ka dalë boja. Ashtu sikurse kësaj rruge që duket si një cep i humbur i Shqipërisë, ndërkohë që po flasim për një bashki e cila është porta e hyrjes për Kryeqytetit e Shqipërisë. Kjo rrugë është simboli I qeverisjes kriminale të Bashkisë Vorë. Taksat e atyre njerzve shkojnë në xhepat e pushtetarëve të korruptuar, të cilët i sigurojë që do të shkojnë të gjithë para drejtësisë për cdo lek që kanë vjedhur nga paratë e qytetarëve të Vorës. Babzia e pushtetit nuk ka njohur kufij në qeverisjen e rilindjes.

Në 14 Maj ftoj të gjithë qytetarët e Vorës të bëhemi të gjithë bashkë për të fituar kundër të keqes, kundër vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin, kundër korrupsionit galopant që ka qenë kryefjala e Bashkisë Vorë në vitet e fundit. Në 14 Maj Bashkia Vorë dhe une personalisht do të jemi në punë për të gjithë njërzit, për të zgjidhur problemet dhe hallet e tyre. Vora Meriton të jetë një qytet në të gjitha kuptimet e tij, dhe jo një vënd i harruar totalisht nga qeveria dhe pushteti lokal. Vora ka të gjitha mundësitë ekonomike, kapitalin njërzor dhe social për të qenë një qytet dinjitoz dhe me mirëqenie.

Bashkë do të fitojmë

Bashkia e të gjithëve!