Vendosni fjalën kyçe....

Trump i përgjigjet dyshes Demokrate të Çikagos: Njerëzit me kapele MAGA më kërkojnë të sjell marinsat (Video)


Presidenti amerikan Trump tha nga Shtëpia e Bardhë se banorët e Çikagos ecin rrugëve me kapelet MAGA (Make America Great Again) dhe kërkojnë që trupat e gardës të hyjnë për të vënë rendin.

“Banorët e Çikagos po ecin me kapele MAGA. Keni gra, gra të bukura me ngjyrë, që ecin me kapele MAGA. ‘Ju lutem lejoni presidentin të hyjë dhe nuk na intereson se si e bën… sillni marinsat.'” – tha Trump.

Deklarata e Trump vjen mes një përplasjeje të gjatë mes tij dhe Guvernatorit demokrat të Illionosit Pritzker dhe kryebashkiakut të Çikagos Brandon Johnson. 

Dyshja ka kundërshtuar me forcë dërgimin e trupave të Gardës në Çikago duke pretenduar se prania e tyre nuk është e nevojshme. Ata kanë paralajmëruar se nuk do e lejojnë futjen e tyre si dhe arrestimin e emigrantëve të paligjshëm ndërkohë që Trump ka deklaruar se dyshja demokrate duhet arrestuar. Shifrat e krimit janë të larta në Çikago gjë që ka shtyrë presidentin Trump të dërgojë trupa njësoj siç ka bërë në shumë shtete të tjera.