Drejtori i FBI-së Kash Patel pohoi sot se gjatë tre muajve të fundit janë kapur 421 kilogramë drogë e llojit fentanil.
Gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, ai nënvizoi se sasia e drogës së lartpërmendur është e mjaftueshme për të vrarë 55 milionë amerikanë.
Ccështja e fentanilit ka qenë një temë e nxehtë mes administratës Trump nga njëra anë dhe Kinës, Kanadasë dhe Meksikës nga ana tjetër.
Trump ka akuzuar Pekinin se furnizon lëndën e parë për prodhimin e fentanilit dhe vendosi sanksione ndaj Kinës muaj më parë. Po kështu ai vendosi sanksione edhe ndaj Kanadasë dhe Meksikës, vende nga të cilat sipas Uashongtonit hyn droga.
