
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur sot me buqetë me lule nga mbështetësit e tij, me rastin e ditëlindjes së 81-të.
Gjatë fjalës për mediat, Berisha falënderoi demokratët dhe ndjekësit për urimet, duke u shprehur se “sekreti” i energjisë dhe shëndetit të tij qëndron vetëm te puna.
“Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohjeje të pakufishme ndaj jush, ndaj të Madhit Zot, familjes, dashamirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite,” tha Berisha.
Ai shtoi me humor: “Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një — puna, puna dhe vetëm puna. Sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë. E lashë për modesti ta quaj vjeshtën time.”
Berisha i mbylli fjalët e tij me falënderime për gazetarët dhe të pranishmit, duke theksuar se përkushtimi dhe puna janë çelësi i çdo qëndrueshmërie.