
Qeveria pritet të ndërmarrë ndryshime edhe në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, përveç reformimit të Kodit Penal që tashmë është në proces konsultimi publik.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve bëri të ditur se këto ndryshime synojnë të adresojnë problematikat ekzistuese dhe të përafrojnë legjislacionin shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian.
“Lidhur me Kodin Civil, do të vijojmë edhe një rishikim të Kodit Civil për të adresuar problematikat, por është ende herët të flasim me këtë proces. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës Civile do jenë pjesë e rishqyrtimit, për ti përfaruar me direktivat e BE”, tha Lamallari.