Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdylaj


Ka përfunduar pas vetëm disa ditësh arratia e Aldo, alias Elidon Avdulaj, i shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit të 2 tetorit, që goditi grupin kriminal të Aleksandër Lahos (i njohur si Rrumi i Shijakut) dhe Astrit Avdylajt.

Avdulaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. Ai u arrestua nga Forcat Operacionale, ndërsa fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Në dosjen e SPAK, zbardhen edhe biseda të Aldo Avdylajt me xhaxhain Astrit Avdylajn ku ky i fundit e udhëzonte që të tregohej i kujdesshëm për “punët” që kryenin dhe të mos i merrnte vesh Rrumi i Shijakut.

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:

a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.

b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal