
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi përparimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm me një shpejtësi rekord. Plani për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027 është ambicioz, por i mirëpritur,” tha Von der Leyen.
Ajo theksoi gjithashtu reformat kyçe që Shqipëria ka realizuar dhe nënvizoi rëndësinë e tyre për përfitimin nga fondet europiane.
“Shqipëria është në rrugën e duhur dhe ne jemi me ju. Momenti gjeopolitik dhe lufta në Ukrainë kanë bërë që kombet të zgjedhin vendin e tyre, dhe Shqipëria ka bërë zgjedhjen e duhur,” shtoi Von der Leyen.