Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqipëria po ecën me ritme rekord drejt anëtarësimit në BE


Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke hapur 5 nga 6 grupkapitujt brenda një muaji.

Rama theksoi se ndryshe nga e kaluara, ku procesi pengohej nga burokracitë dhe vendet skeptike, sot ekziston një vullnet i qartë politik në BE për zgjerim. Ai nënvizoi se objektivi për anëtarësimin në vitin 2027 është realist dhe i arritshëm, nëse vendi vijon me të njëjtin ritëm reformash.

“Ne dhe unë personalisht jo vetëm që e besojmë këtë që themi, por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh një fushatë të tërë zgjedhore ku i kërkuam shqiptarëve të na japin mbështetjen, të na japin një manat të fortë për Shqipërinë 2023 në BE.

Kështu që në këtë kuptim pyetja është drithëruese. Përsa i përket çfarë kam thënë unë për BE-së, ka një kohë relativisht të gjatë që i kam thënë ato që kam thënë dhe të cilave nuk i heq asnjë presje, pasi në atë periudhë KE i propozonte Këshillit që të hapeshin negociatat dhe Këshilli refuzonte për shkak të 2 a 3 vendeve që po  bëheshin pengesë këtij procesi.

Sot jetojmë prej disa kohësh që jetojmë në një realitet tjetër në raport me Shqipërinë dhe BE. Prandaj pyetja ishte për tu mbajtur mend sepse ost jemi në një situatë, kemi hapur 5 nga 6 grupkapituj në vetëm 1 muaj.

Është kohë rekord, dhe ne kemi bërë detyrat tonë. Në Bruksel nuk të dhuron njeri asgjë. Por nuk diskutohet që nuk do të ndodhte sidoqoftë me këtë shpejtësi nëse nuk do të kishte një vullnet të madh dhe nga vendet anëtare në këtë fazë. Prej disa kohësh nuk ka lëkundje farë për mbështetjen e anëtarësimeve të reja.

Viti 2027 nuk është një vit që e pamë ne në ëndërr dhe tani po jua tregojmë shqiptarëve. E kemi përcaktuar se bashku me KE si objektivin e negociatave.

Ky objektiv lidhet me detyrat që ne bëjmë këtu. Nëse vazhdojmë kështu me këtë ritëm e këmbëngulje e sukses, ne do t’ia dalim që n 2027 të bëjmë detyrën tonë.

Jo e besoj, por e kam bindje absolute që është ë dorën tonë që ne të arrijmë objektivin tonë të 2027-s se kam bindjen që presidentja nuk lëviz nga pozicioni i saj”, tha Rama.