Vendosni fjalën kyçe....

Rey Manaj: Goli ndaj Serbisë, momenti më i rëndësishëm i karrierës sime



Rey Manaj, autori i golit të vetëm në fitoren 0-1 ndaj Serbisë, nuk i fshehu emocionet pas kësaj fitoreje të rëndësishme. Sulmuesi shprehu kënaqësinë e madhe për të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën, duke theksuar se presioni në fushë ishte shumë më i madh sesa në ndeshjen e Tiranës.

“E ndjeja që do të shënoja. Jam shumë i kënaqur për të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Duhet të vazhdojmë sërish sepse kemi edhe dy ndeshje të tjera,” tha Manaj. Ai shtoi se edhe ata që ishin në stol ndjenë presionin e madh të kësaj ndeshjeje.

“Me thënë të drejtën jam shumë i kënaqur. Sot besoj se duhet të festojmë dhe nesër do të vazhdojmë të mendojmë për Andorrën. Rëndësi ka të bëj gola. Ky ishte goli më i rëndësishëm i gjithë karrierës sime,” përfundoi sulmuesi.