Vendosni fjalën kyçe....

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë arrin 32.3% deri në orën 17:00



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë njofton se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka arritur në 32.30% të votuesve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Mamusha, ku kanë votuar 64.61% e qytetarëve të regjistruar.

Ndërkohë, pjesëmarrja më e ulët është shënuar në komunën e Skenderajt, me vetëm 23.61% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë moment.

Procesi i votimit vazhdon pa ndërprerje në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa kutitë e votimit do të mbyllen në orët e mbrëmjes, sipas orarit të përcaktuar.