
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se shumica e trupave të pengjeve mund të lokalizohen, por ka raste ku kjo nuk do të jetë e mundur, përcjell YNetNews.
Në një intervistë për Fox News, Vance tha:
“Mendoj se do të jetë e mundur të gjejmë shumicën e trupave të pengjeve, por realiteti është që disa nuk do t’i arrijmë dot.”
Ai theksoi se fokusi i administratës ka qenë te pengjet që janë ende gjallë:
“Fokusi ynë ka qenë te pengjet e gjalla, ata janë njerëzit për të cilët jemi përqendruar. Gjithashtu, duam t’u japim familjarëve mundësinë të varrosin të dashurit e tyre siç duhet,” shtoi ai.
Deklarata e zëvendëspresidentit vjen në një kohë kur përpjekjet për të shpëtuar pengjet dhe për të rikuperuar trupat e viktimave po vazhdojnë, mes një krize që ka tërhequr vëmendjen e gjerë ndërkombëtare.