Vendosni fjalën kyçe....

Rashiç u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Vuçiç: Është ndihmës i Kurtit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Nenad Rashiç, i zgjedhur si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, nuk e përfaqëson askënd, por është “ndihmës i Albin Kurtit”.

Ai përsëriti se Serbia nuk e fsheh dëshirën për të mbështetur Listën Serbe në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Pas zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës, kryekuvendari, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituar.